Flash News

Ditari i Maxhorancës

Drejtori i Ramës bën për një lek qeverinë/ Statusi për Sarandën sikur të ishte shkruar kundër Sali Berishës para 10 vitesh

Drejtori i Ramës bën për një lek qeverinë/ Statusi

Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja ka reaguar për tragjedinë e ndodhur dje në Himarë, duke praanuar se motorrat e ujit kanë zaptuar plazhet dhe se era e karburantit ndihet gjithandej.

Gonxhe vazhdon më tej duke evidentuar zhurmat në plazhet shqiptare, ndërsa i krahëson ato me vendet e tjera ku dominon qetësia. Sipas drejtorit të Ramës, paqja dhe rregulli nuk mund të vijnë pa “luftë”.

Ai thotë se kjo situatë duhet të ndryshohet nga vet shoqëria dhe shteti. Gonxhe nënvizon se është koha për masa drastike dhe drejtësi.

“Duhen masa drastike që jeta të mos pritet si sot nga një tekë. Duhet drejtësi! Tani! Duhet investuar në edukatë qytetare dhe rregulla bashkëjetese civile! Tani!”-shkruan Gonxhe.

Ndërsa në një reagim të bërë dy vite më parë për aksidentin që i solli vdekjen një 10-vjeçari teksa priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës së bashku me familjen e tij, Gonxhe thoshte se përgjegjësia ishte individuale.

Drejtori i Ramës bën për një lek qeverinë/ Statusi

 

Të fundit