Flash News


Ditari i Maxhorancës

Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria

Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të

Kryeministri Edi Rama, nga deklarata për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se ushtria shqiptare është pajisur me dronë kamikazë nga Turqia.

Sipas Ramës, kjo ishte një dhuratë që dëshmon se Shqipëria është e pagoditshme dhe askush nuk duhet të shqetësohet se kë do të godasë Shqipëria.

“Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirimit të një etape të re, në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të rëndësishëm dronë kamikazë. Kjo dhuratë, nuk duhet të shqetësojë askënd se kë duhet të godasë Shqipëria, por mbart një mesazh të Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.

Të fundit