Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Duhet të sqarojë shqiptarët”, Noka: Rama do t’ju marrë të gjithëve në varrin politik

“Duhet të sqarojë shqiptarët”, Noka: Rama do

Në seancën e sotme parlamentare Flamur Noka tha se Edi Rama është i përfshirë në korrupsion dhe se afera Mcgonigal është një çështje për të cilën duhet të jap përgjigje.

Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se kryeministri ka vdekur politikisht dhe se do t’i marrë mazhorancën në varrin politik.

“Edi Rama duhet të tregojë nga u morë dhe nga shkuan paratë. Iu dhanë  në një parking McGonigal. Duhet të japë llogari çfarë u diskutua, Edi Rama duhet të sqarojë përse nuk ishin njoftuar institucionet. Ai vetëm thoshte po  e kam takuar. Kishte një çehre të verdhë si një i vdekur i pakallur."

"Rama politikisht ka vdekur dhe nuk do të jetë ë kryeministri i Shqipërisë. Para drejtësisë amerikane ai sigurisht që do të shkojë. Rama duhet të sqarojë shqiptarët këtu, se në SHBA do të japë llogari. Nëse vazhdoni kështu Rama do t’ju marrë të gjithëve në varrin politik”, tha ai.

 

Të fundit