Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
"Dumani kampion i luftës antikorrupsion", Lubonja: Ka një lobim amerikan
Analisti Fatos Lubonja komentoi shpalljen nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken si kampion të antikorrupsionit kreun e SPAK Altin Dumanin
I ftuar në News 24, Lubonja tha se medalja për Dumanin i duket më tepër një lobim amerikan. Ai tha se është dyshues ndaj SPAK, pasi shumë hetime nuk i çon deri në fund.
“Unë jam dyshues ndaj SPAK, ku një pjesë janë kategorik, duke menduar se Dumani është i përdorur. Unë kam qenë dyshues ndaj punës së Strukturës së Posaçme. Kam marrë në konsideratë faktin se në SPAK ka njerëz me mendime të ndryshme. Kam dyshime se një pjesë e prokurorëve janë të kapur.
Dumani ka një lloj pavarësie, kjo e mbështet idenë se Rama nuk e donte Dumanin. Për mua, Rama e kontrollon SPAK me presion politik. Unë mendoj se janë një pakicë prokurorësh, që thonë ‘prit se mund të bëjmë diçka’. Medalja për Dumanin është një lobim nga amerikanët. Fakti që e jep medaljen Blinken, më çon te lobi i Sorosit. Korrupsioni po vazhdon më i madh akoma në kohën e SPAK, bëhen kulla me para krimi e SPAK nuk po bën gjë. Testi më i madh i SPAK është Veliaj.
Te dosja e SPAK për Elbasanin, krimi ka kërkuar që të kontrollojë territorin. Aty ka dalë shprehja që “Taulanti na do për vota”. Nëse nuk e mbyllin rrethin e krimit, vihet në dyshim drejtësia e re. SPAK i bie që mbron politikanët dhe siç thotë Rama, krimi bën namin, por mendoj se politika e krimi janë bashkë. SPAK dhe amerikanët vetë nuk mund të na bëjnë për budallenj. Komisioni Xhafaj duket si mënyrë për të eliminuar institucionin e SPAK. Koha do tregojë më mirë punën e SPAK”, tha Lubonja.