Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dy ditë më parë e mohuan, Manastirliu: Ka sinjale për prezencën e variantit Delta në Shqipëri

Dy ditë më parë e mohuan, Manastirliu: Ka sinjale për

Dy ditë pasi përgënjeshtruan lajmin se në Shqipëri ishin shfaqur dy raste me variantin Delta të Covid-19, ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e tij.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.

Nisur nga kjo, ministrja iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë vaksinimin. Në një deklaratë për mediat nga Qendra Shëndetësore e Saukut, ajo tha se do vijohet me njësitë lëvizëse të vaksinimit.

“Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, tha Manastirliu.

Që prej nisjes së procesit të imunizimit janë kryer 1,011,297 vaksinime në total, 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Të fundit