Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dy atentate në 24 orë, Balla krenohet me ekstradimet: Fajtorët mund të struken, por policia do t’i gjejë

Dy atentate në 24 orë, Balla krenohet me ekstradimet: Fajtorët

Gentjan Bejtja mbeti i vdekur pas një atentati tek dera e banesës, ndërsa Gent Larushku i shpëtoi plumbave të derdhura drejt tij në Shkodër. Dy atentate të ndodhura pasditen e së premtes brenda disa orëve.

Kur kanë kaluar 24 orë nga dy ngjarjet, ministri i Brendshëm Taulant Balla është kujtuar të bëjë një reagim në Facebook duke u krenuar me operacionet e ekstradimit. Balla shkruan se fajtorët do të gjenden kudo që të struken, por harron se ngjarje të tilla duhen parandaluar përpara se të regjistrohen bilance me të plagosur e viktima.

"Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit", shkruan Balla.

Të fundit