Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dyshohet se 13-vjeçari u vetëvar duke bërë video Tik Tok-u, ministrja Kushi ka një thirrje për familjet

Dyshohet se 13-vjeçari u vetëvar duke bërë video Tik

Një 13-vjeçar u gjet dje i pajetë nga prindërit në Lushnje. Sipas dyshimeve paraprake, i miturimund të jetë varur teksa bënte video për Tik Tok.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi. Ministrja i ka bërë thirrje shkollave, shoqërisë dhe sidomos familjeve, të marrin më shumë përgjegjësi për qëndrimin e fëmijëve në internet.

Postimi i plotë:

URGJENTE!

Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit "Shkolla për Shëndetin" ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!

Të fundit