Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dyshohet se në Shqipëri qarkullon nënvarianti i ri i Omicron, Manastirliu: Mostrat janë çuar në laboratorët e referencës

Dyshohet se në Shqipëri qarkullon nënvarianti i ri i Omicron,

Ekspertët dyshojnë se në Shqipëri mund të ketë hyrë nënvarianti i ri Omicron BA.2. Ministrja e Shëndetësisë tha se po vlerësohen mostrat për të konfirmuar ose jo ekzistencën e këtij lloji në vendin tonë.

"Një nënvariant i Omicron BA.2 është duke qarkulluar në vende të ndryshme, kryesisht vendet europiane, ku ka një tendencë sot në rritje të rasteve të infektimeve, sepse ka një transmetueshmëri shumë të lartë.

Aktualisht në Shqipëri nuk kemi ende raste të konfirmuara. Por sigurisht ne jemi duke vijuar nëpërmjet survejancës tonë aktive dhe duke vlerësuar mostrat të cilat vijnë në ISHP, për t’i çuar në laboratorët e referencës", tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino bëri me dije se mostrat janë dërguar në Gjermani dhe se përgjigja vjen pas 10 ditësh.

“Kemi dërguar mostrat nëpërmjet Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve Europiane në laboratorët e referencës në Gjermani dhe po presim përgjigjiet. Brenda 10 ditëve përgjigjia vjen dhe ne do të kemi një rikonfirmim të dyshimeve apo të varianteve që ne shikojmë të qarkullojnë. Ajo që doja të theksoja është që vaksinimi vlen për të gjithë variantet”, tha Bino.

Sa i përket procesit të imunizimit, në Shqipëri janë dhënë rreth 2.7 milionë doza nga mbi 3.1 milion vaksina që kanë mbërritur në vend.

Statistika

Testime totale 1,773,637

Raste pozitive 273,432

Raste të shëruara 269,425

Raste Aktive 516

Humbje jete 3,491

 

Të fundit