Flash News

Ditari i Maxhorancës

E akuzoi se ka udhëtuar me "bosët" e inceneratorëve/ Gjiknuri padit Bardhin, reagon sekretari i PD

E akuzoi se ka udhëtuar me "bosët" e inceneratorëve/

Ish-ministri i energjitikës Damian Gjiknuri ka paditur Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gament Bardhin për shpifje. Ky i fundit ka akuzuar Gjiknurin se ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë Shqipërisë me pronarët e inceneratorëve.

Ish-ministri thotë se i është drejtuar autoriteteve përgjegjëse dhe thekson se nga 17 datat e pretenduara nga PD që ai ka udhëtuar jashtë vendit, sipas sistemit TIMS, 14 rezultojnë të pavërteta.

Për tre datat e tjera, Gjiknuri thotë se kanë qenë rastësore dhe që s'kanë lidhje me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

"Shpërthimet e pakontrolluara të Gazit të Lulit faktojnë situatën e emergjencës dhe panikut që ka përfshirë lidershipin zyrtar të Partisë Demokratike. Efektin ndotës të të tillë Gazrave nuk ka incenerator as impiant që ta marrë përsipër ta trajtojë.  Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta. Tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter", shkruan Gjiknuri.

Pasi u njoh me lajmin që është paditur, Bardhi ka reaguar me anë të një postimi, ku shkruan se "Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda".

Të fundit