Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Për ata që s’venë mend…”, Balla komenton gjobën e Kryemadhit: Ky Kuvend ka miratuar penalitete më të rënda

"Për ata që s’venë mend…”, Balla komenton
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar gjobën e vënë live ndaj kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një aktiviteti në Durrës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh se “kur gjobiten 700 qytetarë në ditë, edhe Monika Kryemadhi apo burri i saj duhet të gjobitet dhe të paguajë gjobën”.

Sipas Ballës, kushdo që nuk respekton urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskës, do të përballet me ligjin.

“Media publikon shpesh raste politikanësh të papërgjegjshëm sikurse është një zonjë që i bën bisht ligjit, por ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Kur gjobiten 700 qytetarë në ditë edhe Monika Kryemadhi, burri i saj apo kush është tjetër duhet të gjobitet, të paguajë gjobën. Dhe dua të kujtoj që ky Kuvend ka miratuar edhe masa të tjera, penalitete më të rënda, sikurse janë ndryshimet në Kodin Penal.

Ku nëse këto qytetarë nuk vënë mend e me dëshirë e vetëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, dhe kolegët që e kanë kaluar por edhe 9 kolegë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë që janë duke u përballur me covidin, besoj janë dëshmitarët më të qartë se ky është një armik vrasës i padukshëm, por që në pakujdesi mund të jetë i parikuperueshëm”, u shpreh Balla.

Të fundit