Flash News

Ditari i Maxhorancës

"E kam frikë terxhumanin, s'di si më përkthen në turqisht", Rama batuta përballë Erdoganit në Laç

"E kam frikë terxhumanin, s'di si më përkthen në

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së inagurimit të banesave të financuara nga Turqia në Laç, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të bëjë batuta.

Teksa po tregonte që i kishte thënë një gazetareje gjermane, se presidentin turk Recep Tayyip Erdogan e kishte shumë mik, Rama "pati merak" përkthimin e fjalës së tij nga turqisht.

"E kam frikë këtë terxhumanin se nuk di si mi kthen fjalët në turqisht", u shpreh Rama, ndërsa shtoi se është pak i vjetër për të mësuar një gjuhë të huaj.

"Nuk kam rrugë tjetër, duhet t'i besoj terxhumanit se unë turqisht jam në një moshë shumë të thyer për ta mësuar tani", u shpreh kryeministri teksa shkaktoi të qeshura në radhët e të pranishmëve.

Të fundit