Flash News

Ditari i Maxhorancës

E kritikoi Rama, Dritan Leli gjobitet për keqmenaxhim të mbetjeve në Vlorë

E kritikoi Rama, Dritan Leli gjobitet për keqmenaxhim të mbetjeve

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është gjobitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane.

Sipas agjencisë, Leli nuk ka marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit në kohën kur nisi dhe kulmon sezoni turistik.

Gjobitja e kryebashkiakut të Vlorës vjen pas kritikave dhe sulmeve që Rama i drejtoi disa javë më parë nga Pogradeci në takim me kryebashkiakët e të gjithë vendit.

Kryeministri thumboi Lelin duke thënë se Vlora ka një kryetar që fle gjumë.

Kjo nuk është hera e parë që AKM-ja gjobit kryebashkiakët, pasi më 8 shkurt kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi mori një gjobë prej 500 mijë lekësh. Edhe kryebashkiakët e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj për janë ndëshkuar për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Të fundit