Flash News

Ditari i Maxhorancës

E la jashtë listave, zbardhet përplasja e Ramës dhe Bushatit në Kryesinë e PS: Angazhimi im politik s’mbaron këtu

E la jashtë listave, zbardhet përplasja e Ramës dhe Bushatit

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati mbeti zyrtarisht jashtë listave të PS për zgjedhjet e 25 prillit, ashtu siç edhe ishte përfolur.

I cilësuar edhe si një zë oponent brenda PS, Bushati sonte jo vetëm nuk u bë pjesë e listave, por ka patur edhe një debat të fortë me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e Kryesisë së PS, për miratimin e listave.

Sipas ‘news 24’,  Bushati ka deklaruar se pavarësisht vendimit, angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, Rama e konfirmoi largimin e tij nga PS pasdite, kur tha se  “Në këtë betejë “ylli” është skuadra, unë flas vetëm për skuadrën. Nuk flas për individin. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se skuadra e deputetëve.

Kështu që besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë, edhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri.

Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu. Ka një kohë për të marrë ka edhe një kohë për të dhënë”.

Të fundit