Flash News

Ditari i Maxhorancës

“E latë borxhin 74%”, Rama sulmon PD:  Si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë

“E latë borxhin 74%”, Rama sulmon PD:  Si një zog

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, e cila deklaron se Eurobondi prej 700 mln eurosh se ëhstë borxh për të larë borxh.

Sipas Ramës, gjatë fjalës në Kuvend Eurobondi ëhstë mekanizëm financimi me likuiditete i borxhit. Madje, Rama është kthyer pas në kohë dhe i ka kujtuar PD se kur PS mori pushtetin e gjeti borxhin publik 74%, pa u ndikuar nga fatkeqësitë e viteve të fundit si tërmeti dhe pandemia.

Më tej Rama tha se protagonistët e qeverisjes së deri djeshme, janë në krye, në të dy krerët e zogut që përpëlitet, duke iu referuar foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, tani është e formalizuar që është një zog dy krenar PD-ja, por jo shqiponjë

Ka një keqkuptim të madh lidhur me aktin normativ dhe Eurobondin. Nuk është një borxh i radhës, është mekanizëm financimi me likuiditete i borxhit. Nuk është marrim borxh të lajmë borxhe, por mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve e procesin e financimit të borxheve të shumë viteve.

Kur përsërisni borxhin 80% sikur këtu ka vetëm marrje borxhi dhe situatë që ka dalë jashtë kontrollonit, kujtohuni se nuk ka qenë 50 vjet më parë, e të tjerë, por ishin ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës sot në pushtet., Borxhi ishte 74% kur morëm detyrën.

Sot është më i lartë, por ka një pse se mes momentit kur 74% e ulëm në 63% dhe sot që flasim kanë ndodhur dy ngjarje të rënda që kanë krijuar nevojë imediate për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia.

Ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës.

Ne kemi bërë atë që bën cdo familje kur ndeshet me një situatë që është më e madhe se ajo vetë. Nëse një familje i digjet shtëpia shkon merr borxh apo rri në diell e shi? Merr borxh. Borxhin ta japin e s’ta japin, kjo varet sa kapacitet ke ti për të provuar se ti je në gjendje ta lash atë borxh. Eurobondi që merret ne tregjet e kapitaleve nuk janë hua që u merren budallenjve”, tha Rama.

Të fundit