Flash News

Ditari i Maxhorancës

“E mori BBC, u dorëzua në OKB”, Balla ndryshe edhe nga ‘njeriu i afërt i Ramës’: Jam i sigurt se Basha ka marrë kasetën e masakrës

“E mori BBC, u dorëzua në OKB”, Balla ndryshe edhe nga

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur i sigurt se kasetën me pamjet nga masakra e serbëve të kryer në Krushë të Madhe në Kosovë, filmura nga Melaim Bellanica e ka marre Lulzim Basha, ndonëse ish -deputeti socialist, Dashamir Peza, i cili në vitin 1998 i vetmi shqiptar që pa nga afër një masakër  të tillë dhe ishte përkthyes i ekipit të BBC në Kukës tha se kaseta u mor nga grupi i xhirimit dhe me gjasë sipas tij u dorëzua në OKB, pasi u dhurua nga Bellanica.

I ftuar në ‘Opinion’, Balla thotë se mes Bashës e Bellanicës beson këtë të fundit.

Balla: Bellanica thotë se ka ardhur në emër të Unmik me helikopter. Është e sigurt se Basha ka marrë atë kasetë.

Fevziu: Nga ju lind kjo siguri?

Balla: Bellanica thotë se në kasetën e plotë ka edhe filmime kur serbët kanë hyrë në fshat dhe kanë bërë fjalime në serbisht dhe kanë bërë masakrën. Ajo që publikuar është cfraë ka mbetur pas masakrës.

Fevziu: Peza thotë se kasetën e ka marrë BBC

Balla: Mes Bashës dhe Bellanicës, besoj këtë të fundit.

Fevziu: A ke fakte, jo cfarë beson ti? A është paraqit në gjyq si provë në gjyqin e Milloshevicit?

Balla: Krusha nuk është pjesë e dosjes së Milloshevicit.

Të fundit