Flash News

Ditari i Maxhorancës

E njoftoi Balla në shtator, PS propozon 11 majin për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës

E njoftoi Balla në shtator, PS propozon 11 majin për zgjedhjet

Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi tha se data i jep më shumë kohë emigrantëve.

“Propozuam datën 11 maj. T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, deklaroi Klosi.

Në fakt, e njëjta datë u njoftua në shtator të këtij viti nga Taulant Balla. Ministri i Ramës foli nga Kuvendi teksa replikonte me deputetët e opozitës, zbuloi datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha Balla nga Kuvendi.

 

Të fundit