Flash News

Ditari i Maxhorancës

E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti

E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili e ka paditur në SPAK me pretendimin se shtabi elektoral i PS ka telefonuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike që të votojnë socialistët në zgjedhje.

Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësuesit e Biunesit të Vogël në Elbasan, Balla tha se “Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për t’u marrë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo.

Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit. KSHQ. Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti dhe që talleni me udhëheqjen”.

Të fundit