Flash News

Ditari i Maxhorancës

E pranon Gjiknuri: Në takimin e PS në Greqi morën pjesë edhe qytetarë nga Shqipëria

i,

E pranon Gjiknuri: Në takimin e PS në Greqi morën pjesë edhe

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pranon se në takimin e PS në Greqi kanë marrë pjesë edhe qytetarë nga Shqipëria. 

“Vizita kishte edhe dimensionin kombëtar dhe politik, europian dhe në funksion të objektivave politikë që ka kryeministri Rama. Nuk kam parë takim më entuziast se ai i Athinës më shumë edhe se në takimet që janë bërë në Shqipëri as në përmbylljet e fushatave të zgjedhjeve ishte një lumë energji dhe ndjesi që të bënte krenar gjithçka ishte origjinale, asgjë e orkestruar. Ka pasur edhe qytetarë që kanë ardhur nga Shqipëria, por një pakicë e vogël”, tha Gjiknuri i ftuar në A2 CNN.

Ai shtoi se deputetët e kryebashkiakët ishin aty për të nxitur bashkatdhetarët.

“Natyrshëm që ky ishte takim i organizuar nga PS dhe të gjithë njerëzit që lidhen më qarqe. Athina është qyteti i dytë më i madh me shqiptarë, mund të jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë. Ky ishte takim i mirëfilltë i PS. Një pjesë e deputetëve dhe bashkiakëve ishin për organizimin, që të nxisnin njerëzit, komunitetet e bashkatdhetarët që mund të jenë edhe votues të PS. Ky ishte qëllimi i mirëfilltë. Çdo tubim politik do organizim, përgatitje. Në kushte të vështira mos të harrojmë që deri ditën e fundit nuk kishim asnjë sallë të garantuar. Është elementi patriotik”, tha ai. 

Të fundit