Flash News

Ditari i Maxhorancës

E pranon qeveria: Shkollat u mbyllën edhe për shkak të situatës së përkeqësuar të Covid-19

E pranon qeveria: Shkollat u mbyllën edhe për shkak të

Javës që shkoi, ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi mbylljen e shkollave për tri ditë, përkatësisht në datat 24, 25 dhe 26 janar, duke cituar temperaturat e ulëta si shkak të vetëm të vendimit.

Megjithatë, qeveria në një vendim të publikuar sot lidhur me këtë urdhër ku kërkon që njëri nga prindërit me fëmijë të mitur të marrë gjithashtu tri ditë pushim ose të punojë nga shtëpia, pranon se vendimi për mbylljen e shkollave erdhi edhe për shkak të përshkallëzimit të përhapjes së infeksionit nga COVID-19.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe të institucioneve arsimore, si pasojë e motit të ftohtë të këtyre ditëve, jo të zakonshëm në vend, dhe përshkallëzimit të përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në vendim.

 

Të fundit