Flash News

Ditari i Maxhorancës

E pyesin për vizitën e fundit në SHBA, Rama nervozohet me komentuesin: O pika, beson budallëkun

E pyesin për vizitën e fundit në SHBA, Rama nervozohet me

Në komunikimin e ashtuquajtur “Sy m’sy”, ndodh shpesh që Rama të mos e pranojë realitetin e hidhur me të cilin e ballafqojnë ndjekësit në Facebook.

Së fundmi, kryeministri është nervozuar me një komentues që e ka pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka udhëtuar drejt ShBA-ve.

Rama shpërtheu ndaj komentuesit duke thënë se shkon sa herë të ketë punë dhe duke iu referuar më pas kryedemokratit Sali Berisha.

“Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë kohë dhe në këtë rrugë drejt finisht ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Meqë ma për, ore a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi i thatë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë në USA apo jo, o pika-pika.

Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri. Kur do të besojë njeriu budallëkun, beson budallëkun nuk ke fare çfarë i bën prandaj të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sy e shikojnë apo ata që kanë sy e s’do të shohin”, tha Rama.

Të fundit