Flash News

Ditari i Maxhorancës

E quajti kukull të Soros, Rama sulmon LaCivita-n: Makijazh trampist

E quajti kukull të Soros, Rama sulmon LaCivita-n: Makijazh trampist

Kryeministri Edi Rama pas sulmeve që i ka drejtuar opozitës, ka vënë në shënjestër edhe drejtuesin e fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita.

Nga mbledhja e grupit, Rama tha se “nuk ka makijazh trampist për kënetën”, duke iu referuar Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Rama e quajtki LaCivita-n një “turist”, kur ish-drejtuesi i fushatës së Trump e cilësoi kryeministrin si “kukull të George Soros”.

“Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare”. –tha Rama.

 

Të fundit