Flash News

Ditari i Maxhorancës

E quajti Ramën ‘Zeus’, ministrja sqaron deklaratën: Është shkëputur nga konteksti

E quajti Ramën ‘Zeus’, ministrja sqaron deklaratën:

Deklarata e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, rreth tre vite më parë në një studio televizive, ku e quajti kryeministrin Rama ‘Zeus’, u bë virale.

Në një intervistë për News 24, Bilali ka sqaruar deklaratën e bërë për kryeministrin. Ajo shprehet se deklarata e bërë nga ana e saj është nxjerrë nga konteksti, por thekson se pavarësisht polemikave dhe kritikave, “të bardhë nuk mund t’i thuhet e zezë”.

“Mendoj se ka ardhur momenti të mbaj dhe qëndrim, dhe kam mbajtur për një nga rastet si ‘Zeusi i famshëm’ dhe akoma nuk e kam çuar deri në fund. Të bardhës nuk mund t’i thuhet e zezë, pavarësisht se del dikush dhe e thotë, më pas bëhen 5 njerëz e më pas 50. Po ta marrësh ta dëgjosh videon e cila sigurisht është shkëputur nga konteksti, por dhe nëse e merr e dëgjon të gjithë kuptohet qartë çfarë kam dashur të them. E ka sqaruar kryeministri 2 herë, e kam sqaruar unë 2 herë, por sigurisht për avantazhe politike njerëzve ju intereson ta përdorin”, u shpreh Bilali.

Të fundit