Flash News

Ditari i Maxhorancës

E shkarkoi Rama apo u largua vetë? Reagon për herë të parë ish zv.ministrja e Turizmit

E shkarkoi Rama apo u largua vetë? Reagon për herë të

Ornela Çuçi ka reaguar pas largimit nga detyra si zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit.

Ajo thotë se nuk është shkarkuar, por ka kërkuar dorëheqjen në datën 29 korrik, pak ditë para ngjarjes së rëndë në Himarë, duke mohuar se largimi i saj lidhet me këtë rast.

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, ajo falenderon kryeministrin Edi Rama për mundësitë që i ka dhënë, që janë poste të rëndësishme në qeveri.

Krahas lëvdatave jo të pakta për Ramën dhe qeverinë, Çuçi thotë se do vijojë të jetë një publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon.

Kujtojmë se pas ngjarjes në Himarë u zhvilluan dy protesta, ku u kërkua të mbahej përgjegjësi shtetërore dhe të shkarkoheshin ministrat Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi.

Largimi i zv.ministres në një moment që kërkohej drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia, u lidh me këtë ngjarje e cila dëshmoi se siguria në plazhet shqiptare mungon.

Të fundit