Flash News

Ditari i Maxhorancës

E thirri në kryeministri pas propozimit si president, zbardhet diskutimi i Ramës me Bajram Begajn

E thirri në kryeministri pas propozimit si president, zbardhet diskutimi i

Zbardhet biseda e kryeministrit Edi Rama dhe kandidatit të propozuar nga socialistët për president i vendit, Bajram Begaj pasi u thirr në kryeministri.

Në këtë takim, Rama falënderoi Begajn që pranoi propozimin e tij dhe theksoi se do t’i japin votën në parlament që Begaj të zgjidhet zyrtarisht në krye të shtetit.

 Begaj shtoi se si gjeneral, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës se tij.

Pjesë nga diskutimi

Rama: Ju falenderoj që nuk shfaqët refuzim por pranim. Do jetë nder për ne t'iu japim votën që të zgjidheni zyrtarisht President i Republikës.

Begaj: Nder i madh që të jesh President i vendit. Do përpiqem që të jem gjithmonë ai personi i duhur për atë që përfaqëson ky post. Do jem i përgjegjshëm për detyrën. Vij nga mjekësia dhe ushtria, janë profesione shumë të përkushtuara. Nëse nesër do votohem, do jem i lumtur ta kryej këtë detyrë.

Rama: Kemi bindjen që do jeni në lartësinë e kësaj detyre. Kam pasur mundësinë të çmoj punën si Shef i Shtabit, jemi njohur më parë. Por me thënë të drejtën të gjithë ata që morën fjalën, folën me respekt dhe bindjen që ju mund të bëni gjënë e duhur në detyrë.

Uroj të jeni deri në fund me atë besnikërinë që ju karakterizon ndaj shtetit, respektin që ju karakterizon për ligjin dhe forcën e madhe. Cilësi mëse të mjaftueshme për të besuar se do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë.

Begaj: Për ushtarakun nderi, detyra dhe atdheu janë motoja. Besoj se do i përmbush me sukses dhe 24/7 në shërbim të kësaj motoje.

               

 

Të fundit