Flash News

Ditari i Maxhorancës

“E vranë, nuk u vetëvra”/ Boçi reagon për vdekjen e 48-vjeçarit në Prrenjas: E donte punën dhe jetën

“E vranë, nuk u vetëvra”/ Boçi reagon për

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar pas vetëvrasjes së 48-vjeçarit, Fatos Çollaku në Prrenjas, i cili në kushte të rënduara psikologjike si pasojë e varfërisë së skajshme i dha fund jetës.

Boçi, i cili e ka takuar edhe vetë Çollakun, tregon anën tjetër të medaljes, që 48-vjeçar e donte jetën dhe punën, por që u braktis nga shteti, i cili nuk i dha asnjë ndihmë.

“Nuk i dhanë asgjë prej gjëje, as dritë, as shpresë, as bukë. Sepse nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Madje e shpallën “armik”, reaksionar e i hoqën çdo mbështetje”, shkruan Boçi.

“Të vrisni duke ta marrë shpirtin pak e nga pak, ekonomikisht, me varfërim progresiv, me taksa të padrejta, me xhandarë e taksidarë”, shton deputeti.

Sipas Boçit, qeveria të vret me vetëvrasje, duke ta nxirë, ditën, muajin, vitin me mijëra mënyra e marifete.

Të fundit