Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Edhe pak ditë deri në përfundim të tre-mujorit...", Kushi paralajmëron mbylljen e shkollave: Do të kemi periudhë më të gjatë pushimesh!

"Edhe pak ditë deri në përfundim të
Foto Ilustruese/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, gjatë një vizite në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në Elbasan, ka paralajmëruar mbylljen e institucioneve arsimore, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kushi rideklaroi se këtë fundvit do të ketë një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, tha Kushi.

Kujtojmë se, në një intervistë për mediat, Kushi është shprehur se fillimi i shkollës pas pushimeve të fundvitit, pritet të bëhet në datat 11 ose 18 janar, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar për këtë.

Të fundit