Flash News

Ditari i Maxhorancës

Edi Rama fotografohet në tribunat e luksit, shkon në Spanjë për të parë Realin

Edi Rama fotografohet në tribunat e luksit, shkon në Spanjë

Kryeministri Edi Rama vazhdon turin e tij të luksit, ndërsa shqiptarët përballen çdo ditë me çmime të papërballueshme, paga minimale e rritje taksash.

Sot, Rama është shfaqur në Madrid, në tribunat e stadiumit legjendar “Santiago Bernabéu”, duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Real Madrid dhe Villarreal.

Pamjet e siguruara nga paparacët e tregojnë të ulur pranë presidentit të Realit, Florentino Perez.

Nëse udhëtimi i tij lidhet me ndonjë agjendë politike, kjo mbetet e paqartë.

Ky nuk është rasti i parë. Më herët, Rama është fotografuar edhe në SHBA, në tribunat e kampionatit prestigjioz të NBA-së, ku biletat ekskluzive shkojnë deri në 25 mijë dollarë. 

 

Të fundit