Flash News

Ditari i Maxhorancës

Edi Rama kërkon drejtësi për 21 Janarin, por refuzon të përballet me qytetarët

Edi Rama kërkon drejtësi për 21 Janarin, por refuzon të

Sot shënohen 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 2011, ku 4 demonstrues u vranë me armë zjarri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një postim në  "Instagram",  kërkon drejtësi por zgjedh të mos lejojë qytetarët të flasin, duke mbyllur komentet në postet e tij në rrjetet sociale.

Më herët Rama shpesh ka replikuar me qytetarët në rrjetet sociale, por kësaj radhe jo vetëm që nuk dëshiron të përballet me komente, por ka zgjedhur t'i bllokojë.

Edi Rama kërkon drejtësi për 21 Janarin, por refuzon të

Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën "vrasje nga pakujdesia", si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi. 

Të fundit