Flash News

Ditari i Maxhorancës

Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli

Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme në qendrën e votimit në Surrel.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri mbërriti në qendrën e votimit rreth mesditës, ku procesi vijonte normalisht.

Pas votimit, Rama dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku theksoi rëndësinë e vullnetit të qytetarëve në këtë proces.

“Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim çfarë do të thotë populli,” u shpreh kreu i qeverisë.

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë po votojnë për përbërjen e re të Kuvendit, ndërsa për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në vend, pjesë e votimit është edhe diaspora.

Të fundit