Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ekonomi: Eksporti është rritur 145%, produktet shqiptare shkojnë në SHBA, Kinë dhe Hong Kong

Ekonomi: Eksporti është rritur 145%, produktet shqiptare shkojnë
Milva Ekonomi

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi tha se ka rritje të eksportit të prodhimit vendas. Ministrja deklaroi se eksportet janë rritur me 145% që prej 2013-ës.

Ekonomi tha se produktet shqiptare eksportohen në 75 vende të botës. Sipas saj, qeveria ka bërë investime të rëndësishme në këtë sektor.

"Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishme të ekonomisë, Jep 18% të prodhimit të brendshëm Bruto. Kur bëjmë krahasimet mes 2013-2019, shohim se prodhimet janë rritur. Përveçse kemi prodhuar, kemi eksportuar fortë. Eksportet janë rritur 145%. 

Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë apo Hong Kong. Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi. Kemi bërë investime në sipërfaqen e tokës arë për ujitje dhe kullim.

Heqja e TVSH për farat dhe inputet bujqësore ishte një masë shumë e rëndësishme. Në sektorin e peshkimit heqja e TVSH ka qenë për shumë e shumë zëra doganorë.

Një lajm tjetër i rëndësishëm është që së bashku me BE-në në janar të këtij viti ka filluar vendosja e 'bluebox' në çdo pajisje peshkimi. Sot në vend janë 140 vend grumbullime në të gjithë Shqipërinë”, shtoi Ekonomi.

Të fundit