Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ekskluzive nga vija e zjarrit!", Rama publikon pamjet nga COVID-3: Shihni realitetin e sistemit shëndetësor

"Ekskluzive nga vija e zjarrit!", Rama publikon pamjet nga COVID-3:
Në foto: Pamje nga COVID-3

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rënda brenda spitalit COVID-3, ku dhe trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Në kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës referuar pandemisë, Rama shprehet se këto tregojnë realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me Pjesën e Dytë të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krahas videos nga COVID-3.

Të fundit