Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ekspozohet në Kryeministri trofeu i Kupës së Botës, Rama fton Gardën: Lejojini vizitorët

Ekspozohet në Kryeministri trofeu i Kupës së Botës, Rama

Si pjesë e turit traditë në 51 vende të botës, "Kupa e Botës" ka mbërritur në Shqipëri -  në prag të nisjes së kampionatit botëror të futbollit-  që këtë vit ndryshe nga herët e tjera do të mbahet në muajin nëntor në Katar.

Rama tha se ky është një lajm i mirë për futbolldashësit dhe  ftoi Gardën e Republikës që mos u hapë problemeve vizitorëve, edhe nëse ata do të jenë më të shumtë në numër.

“Ndërkohë që po flisja me Erjonin pak më parë. Këto janë ditë të veçanta për doganat shqiptare, se kanë ç'doganuar dy kupa në një periudhë të shkurtër. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim më të shumta në të ardhmen. Shpresoj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësi ta vizitojnë. I bëj thirrje Gardës që të lejojnë vizitorët, edhe nëse do të jenë më të shumtë në numër”, tha Rama.

Të fundit