Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Emigrantët do votojnë pa treguar adresat”, Majko: Rregullat teknike i vendos KQZ

“Emigrantët do votojnë pa treguar adresat”, Majko:
Pandeli Majko

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur për votën e emigrantëve. Gjatë mbledhjes në nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët ai tha se në zgjedhjet e ardhshme emigrantët mund të votojnë pa bërë deklarimet e adresave.

Majko deklaroi se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor e krijojnë këtë mundësi, por implementimi do mund të bëhet pasi të zgjidhen disa detaje teknike. Ai shtoi se KQZ ka fuqinë absolute për të zgjidhur këtë çështje.

Majko i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që veprojë sa më shpejt për të zgjidhur këtë çështje.

Majko: Emigrantet votojnë dhe pa treguar adresat

Adnor Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura që mundësojnë votën  e emigrantëve.

Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë  të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.

Elona Gjebrea: Si qëndron kjo në lidhje me ligjin e fundit që unë mbaj mend të vitit 2016, ndërmjet ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme, që në momentin që ata do të kërkojnë shërbime kushti kryesor është të kenë të regjistruar adresën?

Majko: Ligji për adresat është miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë para se të miratohen ndryshimet për Kodin Zgjedhor. Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është moment regjistrimi burokratik kur ti ndryshon adresën, shkon nga një rrugë në një tjetër nga një qytet në tjetër, nga një shtet në tjetër. Sepse kur keni bërë aplikimin për pasaportë keni vendosur një adresë: Itali, Milano, rruga filan, pallati filan. Kjo është arsyeja. Por shteti shqiptar ka të regjistruar të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Nuk ka të bëjë regjistrimi i adresës me të drejtën e votës. E drejta e votës do të bëhet duke marrë kartën e identitetit, apo pasaportën, sipas rregullave që do vendosi KQZ dhe me të aplikohet. Është krijuar një lloj kakofonie. Duket sikur ti nëqoftëse nuk regjistron adresën, apo ndryshimin e adresës ti s’ke të drejtë të votosh! Pranë KQZ do krijohet një sistem dhe atje do të aplikojnë shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. Aty krijohet regjistri i votuesve të shtetasve tanë me banim jashtë vendit.

Të fundit