Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emri i tij në dosjen e Ahmetajt, Zeqo distancohet: Është shok partie, jo shoku im

Emri i tij në dosjen e Ahmetajt, Zeqo distancohet: Është shok

Baftjar Zeqo ka folur për mediat lidhur me përmendjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetajt në SPAK.

Zeqo tha jashtë Parlamentit se nuk ka firmosur asnjë tender për inceneratorët. Deputeti socialist tha se nuk ka komunikuar me Ahmetajn dhe se ai është shok partie, por jo shoku i tij.

“Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas vitit 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për inceneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im”, tha Zeqo.

Zeqo shtoi se ka marrë një mesazh nga Ahmetaj për t’u takuar me Mirel Mërtirin , por nuk mban mend nëse ka ndodhur ose jo takimi.

“Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një SMS që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha Zeqo.

Të fundit