Flash News

Ditari i Maxhorancës

Endri Fuga dorëhiqet nga Agjencia për Median dhe Informim

Endri Fuga dorëhiqet nga Agjencia për Median dhe Informim

Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi për Agjencinë pë Median dhe Informimin.

Në një njoftim, Fuga shkruan se do të angazhohet në fushatën zgjedhore të 14 majit, ndaj ka vendosur të dorqëhiqet nga drejtimi i institucionit.

“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyre.

Nderkohe qe bashke do te vazhdojme te komunikojme per te gjitha ceshtjet qe lidhen me fushaten dhe Partine Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbaje Manjola Hasa. Ju falenderoj per bashkëpunimin”, njofton Fuga.

Po ashtu, është firmosur edhe urdhëri ku Fuga ia ka deleguar kompetencat e tij Alteo Hysit, aktualisht me detyrë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.

URDHËRI

Nr. 18, datë 28.2.2023 PËR DELEGIM KOMPETENCE

Në mbështetje të neneve 28 dhe 29, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,

URDHËROJ:

Delegimin e kompetencave z. Alteo Hysi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, për të gjitha procedurat që lejon ligji, për aq sa është e mundur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kompetencat e deleguara do të ushtrohen për periudhën nga data 28.2.2023 deri në datën 31.12.2023.  Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet z. Alteo Hysi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM Endri Fuga

Të fundit