Flash News

Ditari i Maxhorancës

Energjia elektrike, Rama: ERE ka nxjerrë një çmim stratosferik, ç'planifikon qeveria

Energjia elektrike, Rama: ERE ka nxjerrë një çmim stratosferik,

ERE ka përcaktuar një çmim real tregu stratsoferik. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama lidhur me mundësinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

I ftuar në studion e ‘Real Story’ në Report Tv, Rama u shpreh se ERE nuk vendos fashë energjie, por përcakton çmimin. Sipas kryeministrit, është qeveria që vendos çmimin e energjisë.

Rama tha se do të vendoset një mburojë financiare për të mbrojtur konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, ku 20% e paguan konsumatori dhe 80% e paguan qeveria.

“ERE nuk merr vendim për fashën. ERE nuk ka asnjë detyrë dhe të drejtë të vendosë fasha. Fashat vendosen nga ndërmarrjet përkatëse dhe bazuar në një politikë të qeverisë. ERE vendos çmimin. Ka nxjerrë çmimin real të tregut që është stratosferik, të cilin kemi vendosur që nuk duhet ta ndjejnë fare familjarët dhe biznesi i vogël. Për këtë kemi vendosur një mburojë financiare. Çka bën që në fatura 20% i paguajnë familjet dhe 80% qeveria. Plani ynë është të vendoset një fashë për të nxitur kursimin, dhe ata që kalojnë përtej 800 kWh të paguajnë më shumë”, tha Rama.

Të fundit