Flash News

Ditari i Maxhorancës

Energjia në dorën e shiut, Balluku: Nëse ka prurje, nuk do ta rrisim çmimin

Energjia në dorën e shiut, Balluku: Nëse ka prurje, nuk do ta

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh sot gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar, se çmimi i energjisë nuk është rritur.

Balluku tha se nuk është puna e qeverisë moti vijon të jetë i ngrohtë dhe pa reshje, ndërsa pranoi se nëse kaskada mbushet nga shiu, s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

Ministrja tha se faturimi nis në javën e dytë të muajit dhe mesa duket fati i energjisë është në dorën e shiut.

“Nuk mund të thuhet rritja e çmimit të energjisë. Nuk është rritur me asnjë qindarkë, ka qenë dhe është 9.5 lekë. E di që ty po të plas shpirti të rritet, por këto janë punët e Zotit. Data 3 nëntor dhe njerëzit shkojnë bëjnë plazh, kjo nuk është puna e qeverisë. Nuk ja kemi lënë Zotit, ja kishit lënë ju Zotit. Sa herë del dhe bën  Putin një deklaratë, çmimi i energjisë tërbohet dhe shkon atje ku nuk na e ka prerë truri. Nesër parashikohet një event shiu në Kaskadë, ne nuk duam ta vendosim fashën. Faturimi teknik nis javën e dytë të muajit dhe nëse do të kemi prurje, nuk do ta vendosim fashën. Konsumi ka rënë ndjeshëm, 6.2% për muajin tetor”, tha Balluku. 

Të fundit