Flash News

Ditari i Maxhorancës

Energjia shtrenjtohet për familjarët, Rama bën batuta me krizën: Kemi buxhet më të vogël se Ronaldo

Energjia shtrenjtohet për familjarët, Rama bën batuta me

Në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e botës po përballen me një krizë energjetike, kryeministri Edi Rama zgjedh të bëjë batuta me të, kur pyetet për mënyrën e menaxhimit në Shqipëri.

Në fjalën e tij në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, Rama u shpreh se Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë për gaz, pasi ka burimet e veta të ripërtëritshme.

I pyetur nga moderatori i forumit, Rama e kali me batuta krizën energjetike, duke thënë se megjithëse me një buxhet më të vogël se ai i Cristiano Ronaldos, Shqipëria po ia del me menaxhimin e situatës.

“Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë  që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100%  me energji të ripërtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti është me humor të keq dhe qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë e dhimbshme për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Nuk kam gjë kundër Ronaldos, mos e merrni si sjellja e një juventini të tradhtuar por dua të them që buxhetet tona janë shumë modeste, shumë të kufizuara krahasuar me të mëdhenjtë”, tha Rama.

Kujtojmë se nga 1 Tetori qeveria do të nisë aplikimin e planit të ri për çmimin e energjisë, ku sipas të cilit të gjithë abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë do të paguajnë më shtrenjtë se të tjerët. Kjo për shkak se shpenzimi deri në 700 kilovat/orë është konsideruar si limit për familjarët.

Tarifimi i energjisë elektrike me vlerën e tregut nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave.

Të fundit