Flash News

Ditari i Maxhorancës

Enver Hoxha shpallet “Hero i Popullit” nga Kuvendi, Peleshi justifikohet: Jo për promovim, po për datën e lindjes

Enver Hoxha shpallet “Hero i Popullit” nga Kuvendi, Peleshi

Në një dokument i cilësuar si informativ për deputetët e Kuvendit, me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar, diktatori Enver Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.

Nderimi që iu bë solli reagimin e menjëhershëm të opozitës. Në seancën e sotme plenare, kryeparlamentari Niko Peleshi e justifikoi me argumentin se nuk ishte promovim. Sipas tij, Hoxha ishte vendosur në listë me personalitete të shquara të historisë shqiptare, për shkak të datës së lindjes.

"Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje. I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim", deklaroi Peleshi.

Të fundit