Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Enveri kishte më shumë të mira", Rama komenton deklaratën e Bozos: Të nxorën nga konteksti, ta kthyen mbrapsht në formë balte

"Enveri kishte më shumë të mira", Rama komenton

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë deklaratën e kandidates për deputete, e renditur e para në listën e Ps për qarkun e Tiranës, inxhinieres, Luljeta Bozo, kur kjo e fundit deklaroi në një emision televiziv se "Enver Hoxha kishte më shumë të mira se sa të këqija".

Ndërsa mblodhi kandidatët e Tiranës, Rama tha se u sprovua menjëherë nga balta pa kursim pa llogaritur se kush është, duke i nxjerrë fjalën nga konteksti.

"Ëmbëlsirat lihen në fund, t'ja kaloj fjalën Luljetës, stërgjyshes që nuk priti fare për të provuar një cikë nga balta që hidhet pa kursim e pa karar, pa llogaritur kush je e cfarë the, ta morën e ta nxorrën nga konteksti, ta kthyen mbrapsht në formë balte. Por ti ke parë shumë, për të ngjitur larg qoftë tani që u bërë stërgjyshe. Ti ke mësuar kaq shumë saqë balta u kthehet atyre që e hedhin", tha Rama.

" Që do bëhesha gjyshe e stërgjyshe e kisha menduar, por s'më kishte shkuar në mendje të hyja në politikë, kur erdhi ftesa nga Rama dhe mbasi më hoqi disa pasigurira lali Eri e duke pasur një konsideratë mendimin e tyre njerëzve të njohur e panjohur pas tërmetit, donin të kishin njerëz të tillë për të përfaqësuar në kuvend, e pranova ftesën në këtë moshë duke qenë e bindur për dy gjera.

Zgjedha se PS është parti me vizion që ato që merr përsipër i bën, nuk bën vaki të bëjë premtim e të mos e ketë mbajtur, e në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira që i ndërprenë punën që kishte për të arritur objektivat.

Që nga 2013 bëri reforma të pakrahasueshme , punën e nisur ta cojë më tej për të mirën e popullit tonë. E tregoi veten në këto 15 muaj se sa bukur diti ta menaxhojë një situatë të tillë. Jam me besim se do bëjmë të pamundurën ne si skuadër që PS të fitojë edhe këtë mandat të tretë.

Kërkojmë të kemi shtëpinë brenda 24 orëve, por kemi Italinë që akoma nuk po i strehon njerëzit pas tërmetit, apo vende që tejkaluan kapacitetet e spitaleve dhe kërkuan ndihmë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në çdo bisedë që bën me të. Populli nuk bën më numra si ato që bërtasin nga mëngjesi në darkë dhe kërkojnë konfrontime. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente", u shpreh Bozo.

Të fundit