Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Erdhi më takoi, më tha nuk jam barrë”, Rama: Pse u larguan Ruçi, Braçe dhe Koka

“Erdhi më takoi, më tha nuk jam barrë”, Rama: Pse u

Kryeministri Edi Rama ka arsyetuar largimet e disa prej emrave para nisjes së punimeve në Kuvend dhe krijimit të qeverisë së re.

I ftuar në Opinion, Rama tregoi se u larguan kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Erion Braçe dhe Lefter Koka.  

“Gramozi më tha “unë këtu ndalem sepse jam 70-vjeç dhe është koha t’i kthej sa mundem borxhin familjes”. Ai bëri atë që s’e ka bërë asnjë në historinë e politikës shqiptare. U fut në garë se donte fitoren e mandatit të tretë të PS-së” tha ai.

Sa i përket Braçes, Rama tha se me të kishte folur paraprakisht për dorëheqjen.

“Kemi folur paraprakisht dhe me ka ardhur vetë te unë dhe me shumë sinqeritet e modesti më tha se unë nuk jam barra e askujt dhe në dispozicion pa as më të voglin problem ndaj mos ki asnjë shqetësim në raport me mua”, tha Rama.

Lidhur me largimin e Kokës si deputet, Rama tha se arsyet i ka shkruar vetë kur njoftoi vendimin.

“Votat i ka marrë PS-ja dhe është një numër i caktuar vendesh nëse dikush dëshiron të kalojë stafetën, e kalo”, tha Rama.

Të fundit