Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Koha për punë tjetër", a po paralajmëron Erion Braçe largimin nga politika?

"Koha për punë tjetër", a po paralajmëron Erion

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ngjallur dyshime kohët e fundit me statuset e tij në rrjetet sociale, duke paralajmëruar një largim të mundshëm nga politika.

Së fundmi, Braçe ka akuzuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin.

Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

Në fund të statusit, deputeti socialist shkruan se ka ardhur koha për “të kërkuar punë tjetër!”.

Edhe pak ditë më parë, Braçe përdori të njëjtën frazë.

Braçe njihet si kritiku i vetë socialistëve, ku ka shprehur shpesh herë rezervat e tij kryesisht për buxhetin e vitit 2023, duke kërkuar më shumë ndihmë për femerët dhe blegtorët në vend. Pak kohë më parë, ai u përfshi në një debat të ashpër me ministren e Bujqësisë, Frdia Krifca.

Braçe ka nisur të angazhohet në politikë rreth 25 vite më parë, ku ka mbajtur edhe postin si zëvendëskryeministër. Mbetet për t’u parë nëse ai ka vendosur të largohet pas më shumë se dy dekadash.

 

Të fundit