Flash News

Ditari i Maxhorancës

Erion Isai del nga SPAK: Dhashë shpjegime në cilësinë e personit të kallëzuar

Erion Isai del nga SPAK: Dhashë shpjegime në cilësinë e

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka dalë nga SPAK pas rreth 1 orë. Për mediat, Isai deklaroi se ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit të kallëzuar.

“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai.

Kujtojmë, se Isai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje. Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni. I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë”, u shpreh Isai.

Të fundit