Flash News

Ditari i Maxhorancës

Erion Isai flet pas incidentit në Kolonjë: Ngjarje e turpshme

Erion Isai flet pas incidentit në Kolonjë: Ngjarje e turpshme

Kryebashkiaku i Kolonjës dhe njëherazi kandidait i PS në këtë bashki, Erion Isai, ka reaguar pas përplasjes që pati dje me disa persona.

Isai tha për mediat se ishte një ngjarje e turpshme, teksa akuzoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Et’hem Lumani. Isai pretendon se personi i cili e goditi ishte anëtar i KZAZ-së të BF.

“Nuk dua të bëhem as i viktimizuar. Ngjarja është e turpshme sa kohë që gara ka qenë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Një histori banale shpresoj të dalë rakia shpejt. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “Bashkë Fitojmë”, deklaroi Isai.

Lumani, i cili reagoi i pari për incidentin në Kolonjë, deklaroi se Isai bashkë me anëtarët e bashkisë ishte duke shpërndarë para dhe po bënte fushatë në kohën e heshtjes zgjedhore. Lumani u shpreh se shoqëruesit e Isait dhe kreu i PS Kolonjë, kishin tentuar ta godisnin, teksa kandidai i opozitës po tentonte të qetësonte palët.

 

Të fundit