Flash News

Ditari i Maxhorancës

Erion Veliaj fiton mandatin e tretë në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj fiton mandatin e tretë në Bashkinë e Tiranës

Është mbyllur numërimi i të gjitha kutive të votimit në Tiranë.

Erion Veliaj është rikonfirmuar ne detyrë si kryebashkiak i Tiranës në mandatin e tij të tretë.

Veliaj fitoi me 158688 vota duke siguruar 54.69 nga totali i përgjithshëm. Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 100351 vota ose 34.58% të totalit.

Në vendin e tretë u rendit Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” i cili mori 13835 vota. Kandidati i PD-së së Alibeajt, Roland Bejko grumbulloi 12388 vota duke e renditur grupimin e Alibeajt si forcë të katër në zgjedhjet vendore.

Erion Veliaj fiton mandatin e tretë në Bashkinë e Tiranës

Të fundit