Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çështjet e Shqipërisë në arbitrazh, Manja flet për kosto financiare, por nuk jep shifra

Çështjet e Shqipërisë në arbitrazh, Manja flet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për çështjet e arbitrazhit. Në një komunikim për mediat, Manja nuk pranoi të fliste për bilancet financiare dhe faturat e gjyqeve në arbitrazh.

“Ka një faturë financiare, një kosto të gjyqeve që humben dhe fitohen. Por nuk është ky momenti. Nëse kërkohet ky informacion, avokatura e shtetit ka informacionin plotë”, u shpreh Manja.

I pyetur nga gazetaret se ku po shqyrtohen çështjet në Shqipëri apo jashtë, ai u shpreh se kjo është në vullnetin e palëve, duke e zgjedhur vetë ku duan të trajtohet.

“Ne na duhet të kemi një klasë arbitrazhi, por  na duhet të kemi profesionistë të ri që do të përfshihen në këtë instrument ligjor. Kjo është ajo që do prezantohet sot”, tha Manja.

Të fundit