Flash News

Ditari i Maxhorancës

Abuzimet dhe vrasja e 8-vjeçarit, ministrja për Rininë dhe Fëmijët refuzon të përgjigjet: Jam vonë, më duhet të lëviz

Abuzimet dhe vrasja e 8-vjeçarit, ministrja për Rininë dhe

Në një kohë që opinioni është tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit në Fier dhe shumë njerëz kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka refuzuar të përgjigjet për këtë krim dhe abuzimet seksuale ndaj të miturve.

Ajo ka ndaluar për të dhënë një prononcim, por sapo u njoh me pyetjet e tyre u largua, duke thënë se ishte vonë.

Përballë institimit të gazetarëve për një përgjigje si drejtuese e një ministrie që ka në fokus fëmijët dhe të rinjtë, Muzhaqi iu ka thënë se nëse do të lexonin VKM-në që parashikon përgjegjësitë e saj, do kuptonin dhe përgjigjen.

Biseda me gazetarët:

Gazetarja: Çfarë masash konkrete janë marrë në lidhje me rastet e abuzuara?

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time. Mirupafshim!

 

Të fundit