Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmet kibernetike/ Qeveria planifikon projekt 24 mln dollarë për të forcuar mbrojtjen

Sulmet kibernetike/ Qeveria planifikon projekt 24 mln dollarë për

Qeveria ka planifikuar të zbatojë një projekt në shumën 24 milionë dollarë për të forcuar sistemin e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se projekti në fjalë synim të ngrejë qendrën e sigurisë kibernetike dhe të ndihmojë në praktikat e stafit. Pelehsi mohoi që hakerat e Iranit të kenë marrë informacione apo të dhëna nga sistemi, me pretendimin se janë të mbrojtura.

“Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera. Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit. Nuk jemi në ndonjë skenar të mundshëm të cenimit të sovranitetit tonë. jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë territor i NATO-s nuk është i cenueshëm”, tha Peleshi.

Të fundit