Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmet kibernetike/ Rama shkon në Izrael, kë do të takojë

Sulmet kibernetike/ Rama shkon në Izrael, kë do të takojë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Izraelit dhe arsyeja janë sulmet kibernetike ndaj vendit. “The Jerusalem Post” shkruan se për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

Kujtojmë që pas sulemeve, të cilat autoritetet thanë se vinin nga Irani, kryeministri Edi Rama ndërpreu lidhjet me Teheranin.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama do të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

“The Jerusalem Post” shkruan se “sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë në fillim të këtij viti kërcënoi të paralizojë shërbimet publike dhe sistemet dixhitale, të hakojë të dhënat shtetërore dhe të mbjellë më tej kaos. Hakerët publikuan të dhënat personale të anëtarëve të qeverisë shqiptare”.

Rama gjithashtu kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj.

Biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të minierave dhe lëndëve të para në botë, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre.

 

Të fundit