Flash News

Ditari i Maxhorancës

Evazioni fiskal i kompanive ‘fantazmë’, Ibrahimaj ‘shfajësohet’: Hetimi bëhet nga drejtësia, jo nga admnistrata

Evazioni fiskal i kompanive ‘fantazmë’, Ibrahimaj

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të LSI-së për kompanitë ‘fantazmë’ të përfshira në evazion fiskal në dosjen e inceneratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit Ibrahimaj ka ‘shfajësuar’ dikasterin që ajo drejton nga përgjegjësitë duke ia deleguar fajin sistemit të drejtësisë.

“Skema për të cilën unë u ndjeva e detyruar të dal të flas dje është një skemë e zbuluar nga administrata tatimore, përfshin mbi 500 subjekte e jo 2, 3, 4 që përmendni ju, është referuar në prokurori nga administrata tatimore është ndjekur me përpikmëri që ti shkohet deri në fund, por s’është roli i administratës të çojë hetimin deri në fund apo të nxjerrë vendime të gjykatës, është roli i institucioneve të drejtësisë”, kështu u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja e Ramës nuk u mjaftua vetëm me shfajësimin e institucionit që ajo drejton, por shtoi se sikurse Shqipëria, edhe Italia ka qenë subjekt i evazionit fiskal.

“Mund të bëjmë politike e ngremë tymnaja dua t’u siguroj që institucionet shtetërore kanë bërë punën e tyre kanë zbuluar këto skema brenda kornizës së punës së tyre, skema që nuk janë dukuri shqiptare s’kema që njihen në gjithë institucione të tilla në vende të tjera të botës. Edhe Italia ka qenë subjekt i evazionit fiskal i fshehjes së të ardhurave për hir të këtyre skemave”, tha Ibrahimaj.

Të fundit